Ndani kreativitetin tuaj dhe shpërblehuni!

Ноември 10, 2015 во 14:02 ч. | Posted in Uncategorized | Напишете коментар
MSFT_logo_rgb_C-Gray_D[1]

 

Microsoft vazhdon përkrahjen në fushën e edukimit!

Mixathon logo

https://education.microsoft.com/ 

Microsoft vazhdon me aktivitetet për të mbështetur përpjekjet për përmirësimin e arsimit, inspirimin e nxënësve dhe për të nxitur inovacionin. Me kënaqësi duam të Ju njoftojmë për aktivitetet e reja në të cilat janë të mirëpritur të marrin pjesë të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme në Maqedoni.

Aktivitetet të cilat i ndërmarrin janë rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe si rezultat i Memorandumit për Mirëkuptim i nënshkruar me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA).

Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në dy gara kombëtare të cilat kanë peshë evropiane dhe botërore, ashtu si garat e mëparshme edhe këto gara kanë për qëllim të inkurajojnë mësuesit të sjellin qasje të reja, të përdorin në mënyrë proaktive teknologjitë e reja në procesin arsimor dhe në të njejtën kohë të jenë të shpërblyer.

1. Gara për mësimdhënës inovativ nga Maqedonia (Microsoft Innovative Educator (MIE))

Microsoft Innovative Educator (MIE) është program ekskluziv i projektuar për të njohur mësuesit vizioner nga e gjithë bota të cilët përdorin teknologjinë për t’ua treguar eksperiencën kolegëve të tyre se si të përdorin në mënyrë efektive teknologjinë gjatë punës së tyre me nxënësit. Përfitimi nga pjesëmarrja në këtë konkurs është mundësia për zhvillim profesional, atë të karrierës dhe mundësi për certifikim, mundësia për të shkëmbyer ekspertizën e tyre me edukatorë dhe specialistë botëror, prezantimi i përvojave gjatë uebinareve globale (online prezantime) në EduCast dhe shumë të tjera.

  • Të drejtë për pjesëmarrje: Në garën mund të marrin pjesë të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Maqedonia.
  • Afati i fundit: Afati i fundit për paraqitjen e pjesëmarrjes në garën është 14 dhjetor të vitit 2015.
  • Shpërblime: Mësidhënësi i cili do të përzgjidhet si Microsoft Innovative Educator (MIE) ekspert do ta përfaqësojë Maqedoninë në evenimentin Microsoft Global Educator Exchange e cila do të mbahet në pranverë të vitit 2016.
  • Informacione shtesë: Për më shumë detaje rreth programit, mënyrën e aplikimit, përfitimet, afatet e fundit, lexoni në këtë link.

 Mësimdhënësit me aplikacionet më të mira do të ftohen në finalen e cila do të mbahet në Shkup në gjysmën e dytë të dhjetorit dhe po në këtë ngjarje do të jenë të shpallur edhe fituesit e kësaj gare.

Vërejtje! Të gjithë mësimdhënësit të cilët aplikojnë për këtë garë duhet ti plotësojnë të dhënat e tyre në formularin dhe t’i dorrëzojnë në adresën në vijim pilmacedonia@live.com

2. Gara për mësimdhënës inovativ nga Maqedonia në kuadër të garës rajonale MIXathon për 2015 – 2016

Gara rajonale Microsoft Miksathon Microsoft MIXathon Challenge është një mundësi e përkryer për t’i njohur dhe shpërblyer mësimdhënësit tonë inovativ. Kjo është një sfidë emocionuese e cila ju mundëson mësuesve të shkëmbejnë idetë e tyre inovative që përkrahin dhe promovojnë qasje të reja në mësim në shekullin 21. Për pjesëmarrje në garën është e nevojshme të përpiloni prezantim interaktiv me kohëzgjatje deri në 15 minuta me aplikacionin e ri Office Mix, në temë sipas zgjedhjes së mësimdhënësit. Njohuritë e mëhershme për krijimin e PowerPoint prezantimeve avansohen me Office Mix, duke ju mundësuar krijimin dhe shkëmbimin e aktiviteteve arismore interaktive.

  • Të drejtë për pjesëmarrje: Në garën mund të marrin pjesë të gjithë mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme nga Maqedonia.
  • Afati i fundit: Afati i fundit për konkurim në këtë garë është 14 dhjetor të vitit 2015.
  • Shpërblime: Fituesi i garës së bashku me pjesëmarrësit e 32 shteteve të tjera do ta përfaqëson Maqedoninë në garën rajonale të Evropës Qendrore dhe Lindore. Gara rajonale do të mbahet në pranverë të vitit 2016.
  • Informacione të plotësishme: Për më shumë detaje rreth kësaj gare, mënyrën e aplikimit, përfitimet, afatet e fundit, lexoni në këtë link.

 Mësimdhënësit me aplikacionet më të mira do të ftohen në finalen e cila do të mbahet në Shkup në gjysmën e dytë të dhjetorit dhe po në këtë ngjarje do të jenë të shpallur edhe fituesit e kësaj gare.

 Vërejtje! Të gjithë mësimdhënësit të cilët aplikojnë për këtë garë duhet ti plotësojnë të dhënat e tyre në formularin dhe t’i dorrëzojnë në adresën në vijim pilmacedonia@live.com

Напиши коментар »

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Напишете коментар

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Промени )

Twitter слика

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Промени )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Промени )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Промени )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.
Entries and коментари feeds.

%d bloggers like this: