Microsoft NGO Connection Day – Ftesë për pjesëmarrje

Април 15, 2014 во 15:37 ч. | Posted in Uncategorized | Напишете коментар

ms ngo

Të nderuar,

Zyra lokale e Microsoft për Kosovë dhe Maqedoni së bashku me OJQ LENS dhe Fondacionin Metamorfozis, organizojnë ditën e kushtuar sektorit të OJQ-ve “Bëhu nismëtar i ndryshimeve”. Takimi do të mbahet më 17 Prill në hapësirat e qendrës së konferencave ORION (ish Lesna, përballë kinos ABC), me fillim në orën 10.

Microsoft NGO Connection Day ju kushtohet organizatave të shoqërisë civile dhe do t’u mundësojë atyre që t’i përmirësojnë shkathtësitë e tyre të TIK-ut nëpërmjet programeve interaktive, por edhe të mësojnë më shumë për shfrytëzimin e mundësive që i ofron Microsoft nëpërmjet programit Youth Spark dhe aplikacioneve për sajber-grante (grante për softuer të licencuar falas).

Pjesëmarrësit do të kenë mundësi të diskutojnë rreth përdorimit të teknologjisë dhe rrjeteve sociale për arritjen e prezencës më të mire në internet dhe që të ju shërbejnë më mirë qytetarëve.

Për të marr pjesë në këtë takim, ju lutemi dërgoni një e-mail me emrin dhe organizatën tuaj në: info@ngolens.org

Në vazhdim gjendet agjenda e ngjarjes:

  • 10.00-10.15 Hapja e ngjarjes [Stefan Pllavjanski, menaxher gjenerali Microsoft për Maqedoni dhe Kosovë, Driton Zhubi nga OJQ Lens, Bardhyl Jashari, drejtor i fondacionit Metamorfozis]
  • 10.15-10.45 Fjalim hyrës: Si mund të kenë dobi organizatat jo qeveritare nga teknologjitë e reja [Merxhan Emini, programmer/web developer në fondacionin Metamorfozis]
  • 10.45-11.15 Krijojmë ndikime të vërteta për të nesërme më të mirë: Microsoft Youth Spark. Prezantimi i Programit të Microsoft-it për dhurim të softuerit [Vlora Ademi, menaxhere programore për arsim në Microsoft për Maqedoni dhe Kosovë]
  • 11.15-11.30 Pauzë për kafe
  • 11.45-12.30 Mediat sociale në dobi të shoqërisë [Gjergj Filipaj, gazetar dhe blogger ]
  • 12.30-13.15  Komente përmbyllëse
  • 13.15-13.45 Koktej-drekë

Për organizatat jashtë Prishtinës harxhimet e rrugës do të kompensohen për një përfaqësues.

Ju qëndrojmë në dispozicion për pyetje dhe informata shtesë.

Me respekt,

OJQ Lens

Tel.: +381 38 748 150

http://www.ngolens.org/ twitter: @ngolens   facebook: https://www.facebook.com/ngolens

Напиши коментар »

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Напишете коментар

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Промени )

Twitter слика

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Промени )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Промени )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Промени )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.
Entries and коментари feeds.

%d bloggers like this: