SHPALLJE PËR MICROSOFT KODU KUP 2014!

Февруари 7, 2014 во 11:55 ч. | Posted in Uncategorized | 2 Коментари

LOGO KODU

Të nderuar arsimtarë,

Ju të cilët posedoni ide, kreativitet, dëshirë për avancim profesional dhe aftësi për krijimin e Developer lojrave, Microsoft në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore me kënaqësi Ju fton të merrni pjesë në këtë thirrje publike dhe të kyçeni në garën KODU KUP 2014.

KODU KUP gara është mundësi për të gjithë arsimtarët e Shkollave të mesme të R. së Maqedonisë që kanë dëshirë, ide dhe ekipë të 3-5 nxënësve të zellshëm dhe kreativ të cilët posedojnë aftësi për punë në grupe, kreativitet dhe me teknologji të avancuar për të krijuar lojën Tuaj KODU.

Nëse jeni të interesuar të jeni pjesë e kesaj garre, hapi i parë që duhet ta merrni është të shfaqni interes duke u regjistruar në linkun: http://www.eventbrite.com/e/kodu-kup-macedonia-2014-tickets-9335327215?utm_campaign=new_eventv2&utm_medium=email&utm_source=eb_email&utm_term=eventurl_text  – deri më datë 18.02.2014.

Numri i arsimtarëve pjesëmarrës është i kufizuar andaj shpejtoni dhe Regjistrohuni MENJËHERË!

 NË KËTË GARË MUND TË PARAQITEN ARSIMTARË NGA TË GJITHA LËNDËT MËSIMORE!

Pas mbylljes së regjistrimit do të organizohen trajnime duke filluar me datë 21 Shkurt, me atë që do të mbahet trajnim Profesional një apo dy ditor për përdorimin e veglës KODU Game Lab nga ana e Profesorëve Ekspertë nga Universiteti i Evropës Juglindore. Pas mbarimit të trajnimit të gjithë arsimtarët do të kenë afat kohor prej një apo dy muajve që ta krijojnë lojën e tyre KODU.

Të gjitha përditësimet, bisedat dhe pyetjet ndiqni në rrjetin social e PIL Network: http://www.pil-network.com/Discussion/e88c6d32-49f1-49f6-9c77-5d386849a1be .

Si të kyçeni në PIL Network?

Që të keni qasje në këtë rrjet duhet së pari të regjistroheni dhe kyçeni në http://www.pil-network.com/ Klikoni Join nëse kyçeni për here të parë ose klikoni Sign In me adresën tuaj ekzistuese Windows Live ID ( Hotmail, Live, Outlook).  Të gjitha diskutimet do të përditësohen në linkun: http://www.pil-network.com/Discussion/e88c6d32-49f1-49f6-9c77-5d386849a1be.

Të gjithë pjesëmarrësit në këtë garë do të shpërblehen me Çertifikatë, ndërsa fituesi i çmimit të parë KRYESOR DO TË SHPËRBLEHET ME: KINECT dhe XBOX për SHKOLLËN.

Fituesi i çmimit të dytë do të shpërblehet me 4 VAUÇERË LIRIM PREJ 30% për studimet në vitin e parë në Universitetin e Evropës Juglindore, Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore për pjesëmarrësit e grupit fitues. Kundërvlera e vauçerit është në shumë prej 540-600 euro mvarësisht nga programi studimor.

 Fituesi i çmimit të tretë do të shpërblehet me dhurata nga Microsoft.

Finaleja Kryesore do të mbahet në fund të muajit Prill ose në muajin Maj në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore dhe në kuadër të evenimentit do të ketë edhe dhomë të veçantë ku do të prezantohen KODU lojërat (Show Room). Mundësi e përkryer që loja Juaj të del në pah në ekspozitën publike e cila do të jetë e vizituar nga ana e institucioneve arsimore, arsimtarëve, mediumeve si dhe vizitorëve të tjerë.

BËHUNI PJESË E KODUs, PUNONI NË GRUPE, SFIDONI VETEN, SERTIFIKOHUNI DHE SHPËRBLEHUNI!

Nëse keni pyetje reth kësaj gare Ju lutemi kontaktoni me Adrijana Selmani në b-adrijs@microsoft.com ose në kontakt tel. 075/899-172.

Me respekt,

Microsoft Partnerë në Mësim

2 Коментари »

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

  1. Si duket ky aktivitet eshte vetem per nxenesit dhe mesimdhenesit e shkollave te mesme!!! A vlen per shkollat fillore apo jo??

    Kaloni bukur!!

    Sent from my iPhone

    >

    • E nderuara Gjylshen,

      Kësaj here KODU KUP gara është vetëm për arsimtarët e Shkollave të mesme të R. së Maqedonisë.
      Ju faleminderojmë për pyetjen.

      Përshëndetje,

      Microsoft Partnerë në Mësim


Напишете коментар

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Промени )

Twitter слика

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Промени )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Промени )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Промени )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.
Entries and коментари feeds.

%d bloggers like this: