Bëhuni arsimtarë Ekspertë (Expert Educator)

Април 23, 2013 во 18:40 ч. | Posted in Uncategorized | Напишете коментар

1

new3Arsimtarë,

Në Microsoft ne besojmë se vetëm teknologjia nuk mund të përmirësojë aftësitë që studentëve u nevojiten në shekullin 21.  Teknologjia ndihmon ndryshimin, por jo në mënyrë të pavarur nga elemente të tjera.  Ne kemi besim tek fuqia e arsimtarëve, si edhe tek ndikimi që arsimtarët mund të kenë kur takohen sëbashku dhe njohin kolektivisht arritjet e tyre.

Për këtë qëllim, Microsoft ka kënaqësinë të shpallë Programin Eksperti në Arsim, si një komponent i Programit Arsimtari Ekspert i Microsoft.

Eksperti në Arsim është një program një-vjeçar i krijuar për të nxjerrë në pah arsimtarët novatorë në nivel global, të cilët e përdorin teknologjinë për të sjellë ndryshim tek nxënësit e tyre, për të tashmen dhe për të ardhmen.  Ekspertët e fillojnë programin duke u takuar fillimisht në Forumin Global Vjetor Partners in Learning.

Jemi në kërkim të arsimtarëve të motivuar, të apasionuar për karrierën e tyre, që frymëzojnë nxënësit të mendojnë në mënyrë kritike dhe bashkëpunuese. Të pasur në informacion dhe me shpirt krijues, ata do të luajnë rolin e agjentit të ndryshimit, do të punojnë për të arritur majat më të larta në arsim, duke përdorur teknologji dhe media sociale të avancuara.

Arsimtarët Ekspertë kanë mundësi të:

  • Ndajnë pasionin e tyre për Microsoft me kolegë dhe politikë-bërësë duke përdorur median sociale bllogjet dhe videot
  • Zhvillohen profesionalisht për vete dhe kolegët e tyre
  • Ndihmojnë në përgatitjen e strategjive për arsimtarët në përgjithësi
  • Përfaqësojnë Microsoft nëpërmjet demostrimit të produkteve dhe pjesëmarrjes në evente
  • Ndihmojnë arsimtarët e tjerë nëpërmjet trajnimit mbi teknologjitë në mësimdhënie dhe në përdorimin e mjeteve Microsoft.

littleAplikoni në www.pil-network.com/expert.  Shembuj nga projektet fituese në Forumin Global 2012 që u mbajt në Pragë mund ti shikoni këtu që të keni ide se çka vlerësohet dhe si të jeni më të mirë këtë vit!

Kontakt: M-r. Vlora Ademi

tel: +389 2 3067 989 | +389 72 236 967, е-mail: a-vademi@microsoft.com https://pilmacedonia.wordpress.com/ 

4

Напиши коментар »

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Напишете коментар

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Промени )

Twitter слика

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Промени )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Промени )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Промени )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.
Entries and коментари feeds.

%d bloggers like this: