Ftese per forumin e mesuesve

Декември 12, 2011 во 07:58 ч. | Posted in Uncategorized | Напишете коментар

banner 3 pil

Të nderuar mësues,

Kemi nderin dhe kënaqësinë që PËR HERË TË TRETË këtë vit t’ju ftojmë në garën shtetërore të Microsoft Forumi i Edukatorëve Inovatorë, i organizuar nga programi MicrosoftPartnerë në mësim“. Tema e garave këtë vit është Përmirësimi i procesit të mësimit dhe mësimdhënies me përdorimin efektiv të teknologjisë në klasë dhe jashtë saj.“

Ky forum i tretë me radhë i mësuesve inovativ, ashtu si dy të mëherëshmit, ka për qëllim të inkurajoj mësuesit për të futur qasje/metoda të reja dhe në mënyrë proaktive t’i përdorin teknologjitë e reja në procesin arsimor që nxënësve në mënyrë më të lehtë dhe „ më natyrore“ tjua imponojnë të njëjtat dhe do ti mundësojë të punojnë me ta. Të drejtë për pjesëmarrje kanë të gjithë arsimtarët nga të gjithë shkollat e R. së Maqedonisë, vetëm ose si pjesë e një timi (të cilët i inkurajojmë sepse pikërisht bashkëpunimi është një nga qëllimet të cilat duam t’i arrijmë me këta gara). Fituesi do ta përfaqësojë Maqedoninë në Forumin Europian të edukatorëve inovativ i cili do të mbahet në periudhën 21-23 Mars 2012 në Lisabon, Portugali.

Proekti Juaj para së gjithash duhet jetë inovativ dhe origjinal dhe të mund të përshkruaj së paku një nga këto karakteristika:

  • Mësim jasht klasës
  • Përdorim i avancuar i aplikacioneve dhe mjeteve të Microsoft
  • Bashkëpunim në mes të gjithë të përfshirët në projekt dhe entiteteve të jashtme
  • Krijimi i bazave për njohuri dhe të menduarit kritik

Ju lirisht kombinoni ose përdorni të gjitha këto karakteristika, por mos u kufizoni. Inovacioni është ajo që është primare!

Forumi i edukatorëve inovativ edhe pse mbahet për herë të tretë përsëri për kohë të shkurtër arriti të prezantojë më të mirën e edukatorëve tanë edhe atë në suazat botërore. Projekti Lojërat e gjyshes („Бабини игри“) i cili ishte fitues në garat lokale më së pari si përfaqësuesi ynë u nis në Moskvë në forumin Europian prej ku fitoi çmim e parë ne kategorinë “Educators choice”. Me atë ky projekt dhe edukatorët tanë u kualifikuan në forumin Global të edukatorëve inovativ I cili në nëntor u mbajt në Uashington, SHBA. Shpërlimi këtu u miratua por tani edhe në suazat botërore, përsëri u dha nga juria dhe kolegët – vendi i dytë në botë sipas zgjedhjes së mësuesve dhe jurisë!

këtë link do të gjeni disa projekte tjera në VCT format të cilat i zgjodhëm si shembuj të cilat mund t’ju japin parafytyrim për atë cfarë projekte kanë fituar në garat e vitit të kaluar. Në qoftë se dëshironi t’i shihni të gjitha projektet vizitoni faqen oficiale të rrjetit partnerë në mësim http://www.partnersinlearningnetwork.com , paraqituni nëpërmjet opcionit “Sign In” me emailin tuaj në Live apo Hotmail, dhe me ndihmën e mjeteve për kërkim nën “Community” kërkoni listat e fituesve të forumit europian dhe botëror, si për shembull European Forum Moscow. Kur do të paraqitet ajo faqe, dosjet e projekteve mund t’i gjeni nën dosjen “ VCT upload”.

Tash është radha e juaj për ta fituar mundësinë ta përsëritni, po edhe ta tejkaloni suksesin e kolegëve tuaj, prandaj ndiqni disa nga hapat në vijim:

1. Anëtarësimi në rrjetinPartnerë në mësim

Si për pjesëmarrje ne të gjitha projektet në organizim të Mikrosoft Maqedoni dhe programi „Partnerë në mësim“, në fillim DETYRUESHËM duhet të anëtarësoheni në Rrjetin e edukatorëve inovator – https://pilmacedonia.wordpress.com/ Gjitha projektet të cilat kanë arritur nga mësuesit të cilët nuk janë pjesë e këtij rrjeti, me keqardhje, nuk do të mirren parasysh. Anëtarësimi është i thjeshtë, udhëzim më detal do të gjeni këtu.

2. Shprehje interesi

Pasi u anëtarësuat ose veçmë jeni anëtar atëherë vazhdojmë më tutje. Me radhë duhet ta mbushni formën për paraqitjen e aplikimit e cila gjendet këtu. Afati për paraqitjen e këtij aplikimi bashk me VCT formën (gjeje më poshtë) është deri më datë 20 shkurt të vitit 2012.

3. Dorëzimi i projektit

Dorëzimi i projektit fillon me shkarkimin e VCT (Virtual Classroom Tour) formës e cila është I përpunuar në Power Point dhe është shumë i thjeshtë për përdorim (shkarko këtu). Është i dizajnuar qe të ju ndihmojë shpejtë dhe thjeshtë ta përshkruani projektin tuaj dhe fazat e dizajnimit të tij, hap pas hapi.

Pastaj është dërgimi i tij, në email adresën pilmacedonia@live.com ,bashkë me gjitha materialet shtesë më së voni deri më datë 20 shkurt të vitit 2012.

Ajo është e tëra që duhet ta bëni. Shpresojmë që suksesi i kolegëve Tuaj të vitit të kaluar do tju nxisë të angazhoheni dhe do përpunoni projekte edhe më të mira dhe me krenari ta përfaqësoni Maqedoninë në forumin e ardhshëm Europian po edhe atë Botëror të edukatorëve inovatorë.

Me respekt,

М-r Vlora Ademi

Udhëheqëse e programit akademik

Мikrosoft

Напиши коментар »

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Напишете коментар

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Промени )

Twitter слика

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Промени )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Промени )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Промени )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.
Entries and коментари feeds.

%d bloggers like this: