Ftese per forumin e mesuesve

Ноември 29, 2010 во 09:35 ч. | Posted in Uncategorized | Напишете коментар

29 Nëntor, 2010

Të nderuar Mësues,

Kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë konkursin e Dytë shtetëror Microsoft Forumi i Edukatorëve Innovatorë (Microsoft Innovative Educators Forum) organizuar nga Microsoft Partnerë në Mësim në bashkëpunim me USAID Projekti për arsim fillor. Forumi i Edukatorëve Inovatorë është një ngjarje kombëtare e arsimtarëve (mësuesve) që konkurojnë dhe prezantojnë projektet e tyre mësimore të përpiluara me ndihmën e përdorimit të TIK-së.

Ky forum ju jep mundësi mësuesve që t’i shkëmbejnë projektet e tyre dhe në ndërkohë të shpërblehen për punën e tyre në theks te vecantë nivelin didaktik-inovativ me ndihmën e TIK-së. Në qoftë se keni realizuar projekt që mbështesin pedagogjinë në bazë të kompetencave të lidhura me kriteret e të mësuarit aktiv duke lehtësuar bashkëpunimin, studentin në qendër të mësuarit dhe përfitimin e njouhurive, atëherë Ju inkurajojmë që të aplikoni.

Procesi i aplikimit: shumё i thjeshtё. Ndiqni këto hapa
    1. E obligueshme, të anëtarësoheni në rrjetin e mësuesve PiL Macedonia http://pilmacedonia.spaces.live.com/ . Udhëzimet per t’u anëtarësuar i gjeni në dokumentin Udhëzues për anëtarësim.pdf në http://pilmacedonia.spaces.live.com më poshtë në Skydrive (ose http://cid-7bf3f3d1817234b2.office.live.com/browse.aspx/2nd%20Microsoft%20Innovative%20Educators%20Forum ) në dosjen 2nd Microsoft Innovative Educators Forum. Ka dy verzione, në gjuhën maqedonase dhe shqipe.
    2. Së pari plotësoni formularin e paraqitjes Submission form Innovative Teachers 2010 alb.doc më së voni deri më 15 Dhjetor dhe dërgoheni me email tek v-vademi@microsoft.com për të shprehur interesin tuaj për pjesëmarrje në këtë konkurs. Ky formular është poashtu i domosdoshëm në qoftë se dëshironi të keni certifkatë për pjesëmarrje nga ana e Microsoft dhe USAID PEP.
    3. Projektin me të cilën garroni duhet plotësuar në shabllonin Power Point qё quhet Klasё Virtuele (Virtual Classroom Tour (VCT)– e disejnuar enkas pёr kёtё qёllim. Ky shabllon ështё i lehtё pёr tu pёrcjellur dhe ju udhёheq nga procesi i definimit tё qёllimeve deri nё implementim të saj.
    4. Dërgoni Projektin tuaj të finalizuar në VCT der tek PiL Macedonia – pilmacedonia@live.com OSE në skydrive-in e juaj (shikoni udhëzimet në Upatstvo za koristenje na SkyDrive.pdf) jo më vonë se 17 Janar 2011.

Procesi i vlerësimit: real dhe objektiv . Shpërblimi

Projektet do të notohen nga ekspertë të fushës së arsimit në bazë të kritereve të vlerësimit të paraqitura në formularin e paraqitjes.

Cmimi i vlerësimit – Fituesit do të shpallen gjatë ngjarjes një ditore e cila do të organizohet nga fillimi i muajit shkurt 2011. Microsoft do t’i shpërblejë tri fituesit e kësaj garre dhe fituesi i parë (mundësisht edhe i dyti) do të ftohen të konkurojnë dhe përfaqësojnë Maqedoninë në forumin europian në Microsoft Innovative Educators Forum (Euro IEF 2011) që do të mbahet në Moskvë në mars të vitit 2011.

Informata shtesë

Për më shumë informata në lidhje me konkursin dhe për qasje tek të gjitha këto dokumente Ju lutemi vizitoheni faqen http://pilmacedonia.spaces.live.com dhe më poshtë në Skydrive (ose http://cid-7bf3f3d1817234b2.office.live.com/browse.aspx/2nd%20Microsoft%20Innovative%20Educators%20Forum?uc=1 ) keni dosjen 2nd Microsoft Innovative Educators Forum. Në këtë dosje poashtu do i hasni projektet e fituesve të konkursit të fundit europian në Berlin 2010. Këta shembuj do ju shërbejnë si direktiva (udhërrëfyes) për të plotësuar shabllonin në lidhje me projektin e juaj.

Me dëshirë për bashkëpunim të suksesshëm,

Vlora Ademi
Udhëheqëse e Programës Akademike
Microsoft Partners in Learning
Petar Nikolovski
Udhëheqës i TIK-së
USAID Projekt për arsimin fillor

Напиши коментар »

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Напишете коментар

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Промени )

Twitter слика

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Промени )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Промени )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Промени )

Connecting to %s

Blog at WordPress.com.
Entries and коментари feeds.

%d bloggers like this: