GARA NË NDËRMARRËSI

Ноември 17, 2010 во 11:37 ч. | Posted in Uncategorized | Напишете коментар

Këshilli britanik, Arsimimi ekonomik i menaxhuesve të rinj – Junior Achievement Maqedoni, me përkrahje të qytetit të Shkupit, sektori për arsim, dhe Microsoft – Partners in Learning, me kënaqësi të veçantë e shpallin garën e tretë nga Projekti “Shkathtësi për punësim”, dedikuar për nxënësit e shkollave të mesme, të moshës 15 – 18 vjeçare. Këtë vit gara organizohet në 9 shtete të Evropës Juglindore (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Ermeni, Kosovë, Maqedoni, Rumani, Sërbi, Turqi, Kroaci) dhe Mbretëri të Bashkuar.
Gara në ndërmarrësi është e dedikuar për shkollat e mesme profesionale dhe paraqet mundësi kyçe që nxënësit ta zhvillojnë vetëbesimin dhe ambiciet e veta, duke pasur qasje, në këtë rast, në mënyrën se si munden ta shfrytëzojnë talentin dhe diturinë e vet në kontekst afarist.
Me Projektin e këtij viti “Shkathtësi për punësim”, është paraparë formimi i 5 ekipeve me nga 4 nxënës në çdo shkollë, të cilët do të marrin pjesë në garat lokale që do të mbahen në 22 shkolla nëpër Maqedoni. Nxënësit e selektuar do të punojnë në detyrën që do ua shtrojë Microsoft – Partners in Learning, në bashkëpunim me Këshillin britanik, Arsimimi ekonomik i menaxhuesve të rinj – Junior Achievement Maqedoni dhe qytetin e Shkupit.

Aktivitetet e planifikuara:
Mbledhje informative për drejtorët dhe profesorët
Mbledhja informative për drejtorët dhe profesorët nga 22 shkollat e selektuara do të mbahet në nëntor të vitit 2010. Përskaj kahjeve, në mbledhje do të jepet edhe detyra në të cilën nxënësit duhet të punojnë, duke filluar nga 15 nëntori i vitit 2010

Garat locale
Garat lokale do të shpallen dhe do të fillojnë të realizohen njëkohësisht në 22 shkolla në R. e Maqedoninë, gjatë Javës globale të ndërmarrësisë, e cila zgjat prej 15 – 21 nëntor të vitit 2010.
Nxënësit do ta fitojnë detyrën dhe kahje se si të njejtën ta realizojnë. Njëkohësisht, do të jepet afat i fundit deri kur detyra duhet të zgjidhet dhe të dërgohet deri te juria.
Me qëllim që të fitohen rezultatet objektive, juria, e cila do të fitojë kahje për vlerësim, do të shqyrtojë idetë e shkollës tjetër dhe do ta japë mendimin e vet për idenë fituese.
Grupa e nxënësve e cila e përgatit të njejtën, njëherit do të jetë edhe ekipi fitimtar i cili do ta prezentojë shkollën në garat shtetërore në Shkup.

Garat shtetërore
Gara shtetërore do të zgjasë dy ditë dhe do të mbahet në Shkup. Data dhe lokacioni në mënyrë plotësuese do të shpallen. Gjatë ditës së parë do të jepet sfidë e re biznesi, ndaj të cilit nxënësit duhet të japin ide me të cilat do të mund ta zgjidhin problemin.
Gjatë ditës së dytë, ekipet do ta prezentojnë idenë e vet në formën e Power Point prezentimit. Pas aprovimit të vendimit nga ana e jurisë, do të shpallen tri shkollat e para, për të cilat do të pasojnë edhe shpërblime.
Proekti është i një rëndësie të madhe për nxënësit, sepse ata duhet të gjejnë zgjidhje në një periudhë të kufizuar kohore, gjatë së cilës do të kenë qasje deri te kompjuteri, interneti dhe te mjetet dhe veglat tjera ndihmëse të ofruara nga ana e Microsoft – Partners in Learning.

Напиши коментар »

RSS feed for comments on this post. TrackBack URI

Напишете коментар

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Промени )

Twitter слика

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Промени )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Промени )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Промени )

Connecting to %s

Create a free website or blog at WordPress.com.
Entries and коментари feeds.

%d bloggers like this: